Një burrë është arrestuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasi dyshohet se zyrtarëve policorë ua ka prezantuar të rrejshme dokumentet personale.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti zyrtarëve policorë u ka prezantuar dokumente personale që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.