Interesimi për hartat HERE të Nokia ka arritur kulmin që nga prilli, kur kompania njoftoi se do ta shesë divizionin e saj të hartave. Kompani si Apple, Uber, Yahoo, Alibaba, Samsung kanë shprehur interes për këto harta, si edhe Mercedes-Benz, Audi e BMW.
Por, nga gjithë këto kompani, sipas Neë York Times, Uber ka ofruar shumën më të madhe të parave. Gazeta citon tre persona të afërt me kompaninë të cilët tregojnë se Uber ka ofruar tre miliardë dollarë për to.
Deri në fund të këtij muaji Nokia do të njoftojë se kujt ia ka shitur hartat e veta. Vlera totale e këtyre hartave llogaritet rreth 3.2 miliardë dollarë. Nokia bleu paraardhësin e HERE, Navteq, për 5.7 miliardë euro në vitin 2007. Këto harta gjenden në 10 milionë makina të reja të shitura në vitin 2013.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.