Arianit Bytyçi, më 1999, si gjimnazist, bashkë me babanë Nuhiun, si gazetar, e kameramanin Abaz Zeka ndërrimin e moteve e kishin pritur në Malet e Berishës, bashkë me luftëtarët e UÇK-së.
Në po atë ditë edhe miqtë e tij, Bujar Sadiku dhe Albana Rexhepi, si dhe profesori Sahit Berisha nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” ia kishin mësyrë Artakollit, rrëzë Maleve të Qiqavicës.
Këta luftëtarëve të lirisë ua kishin dhuruar edhe numrin festiv të revistës "Gjimnazisti" që e punonin vetë, njofton Klan Kosova.
“Kishin përgatitur shkrime autoriale, poezi, intervista e anketa në mbështetje të luftës çlirimtare të UÇK-së. Të gjithë këta artikuj gazetaresk, këta nxënës i kishin botuar në numrin e revistës”, tha Binak Ulaj, ish-drejtor i Gjimnazit “Xhevdet Doda”.
Në fakt këto janë vetëm disa nga kontributet e rinisë shkollore të Gjimnazit të Prishtinës gjatë viteve 1998-99 për luftën e UÇK-së në çlirimin e vendit.
“Shkuarja e tyre në zonat e luftës kishte rëndësi të veçantë edhe për atë se prej andej, këta djem e vajza, shkruanin për ngjarje konkrete lufte, që i kishin parë edhe vetë, dhe sillnin fotografi, botimi i të cilave e bënte revistën e tyre tribunë publike të UÇK-së”, tha tutje Ulaj.
Punën e të rinjve atëkohë e kishte vlerësuar lart edhe ish-komandanti, Fatmir Limaj.
“Ju do të jeni gjenerata e cila do ta përfaqësojë Kosovën e lirë demokratike drejt bashkimit kombëtarë”, ishte shprehur Limaj.
Këto të dhëna u bënë të ditura në kuadër të simpoziumit shkencor “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave”, që u mbajt të mërkurën në Institutin Albanologjik.
https://www.youtube.com/watch?v=1-rjdgj5AwQ
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.