Agjencitë e udhëtimit për linjat Kosovë – Austri i rriten çmimet e biletave për të paktën 20 euro, nga rreth 100 sa ishte, dhe si arsye po e japin shtrenjtimin e naftës.
Njëra nga kompanitë që nënshkroi këtë dokument thotë se ngritja ishte e paevitueshme, raporton Klan Kosova.
As vendimeve të Autoritetit të Konkurrencës nuk ia kanë frikën, pasi sipas tyre, krejt kjo po bëhet për përmirësimin e kushteve e standardeve për udhëtarët.
Por, ky institucion, në një përgjigje për televizionin, tha se operatorët ekonomikë, individualisht kanë të drejtë të caktojnë çmimore të re, por jo në grup.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, “çdo koordinim i çmimeve ndërmjet operatorëve, përfshirë përmes shoqatave apo formave të tjera të bashkërendimit, përbën kufizim të konkurrencës dhe është i ndaluar me ligj”.
Për këtë, shoqata “Konsumatori” kërkon që ky organ të ndërhyjë menjëherë në terren, pasi thotë se po keqpërdoren situatat që ndikojnë negativisht tek qytetarët.
Lëvizje të tilla të çmimeve u paralajmërua se do të ketë edhe në linjat e tjera ndërkombëtare. /Klankosova.tv
Kronika më poshtë sjell detaje:
https://youtu.be/dJAhlnH94mA
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.