Alex "Poatan" Pereira e ka mposhtur izraelitin "The Last Stylebender" Adesanya nëpërmjet TKO për t'u bërë kampioni i ri i padiskutueshëm i UFC në peshën e mesme.
Ngjarja kryesore e UFC 281 në “Madison Square Garden” u ndal nga gjyqtari Mark Goddard në minutën 2:01 të raundit të pestë, ndërsa Adesanya ishte dukshëm i trullosur, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
"Ndihem shumë mirë, shumë i lumtur. Ishte shkruar tashmë. Zoti donte që unë të isha kampion” i tha Pereira Joe Rogan në intervistën pas ndeshjes.
Pereira ka tashmë dy fitore ndaj Adesanya në kikboksin profesionist, duke përfshirë një nokaut brutal në 2017.
Pas një përballjeje epike dhe një TKO tronditëse në raundin final, ka të ngjarë të mos jetë hera e fundit që këta dy luftëtarë përballen me njëri-tjetrin.
https://twitter.com/i/status/1591672758379089920
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.