Më 26 mars, Kosova planifikon të inagurojë Qendrën Trajnuese Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.
Këtë e tha të enjten ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kur foli në kuadër të Samitit të Ballkanit për Dezinformim, që u mbajt në Prishtinë.
Sipas tij, pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe ka inkurajuar elemente të caktuara siç janë ato shtetërore në Serbi por edhe në rajon, kjo për të punuar për destabilizim e për të minuar integrimin e rajonit në BE dhe NATO.
''Kjo është manifestuar haptas më 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup paramilitar, i armatosur dhe i uniformuar, i mbështetur nga strukturat e sigurisë së Republikës së Serbisë, ka tentuar një kapje terreni, një invasion të pjesshëm të një pjese të territorit të vendit tonë'', tha Maqedonci.
Ministri i Mbrojtjes shtoi se 'ka dëshmi që grupi paramilitar më 24 shtator 2023 përdori armatim të prodhuar në fabrikat shtetërore në Serbi, dhe janë trajnuar nga instruktorë ushtarakë'.
Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, Maqedonci e akuzoi për siç tha, zvarritje të nënshkrimit të ujdisë me Kosovën.
Dhe kjo sipas tij po ndodh për faktin se Beogradi po pret se kush do të fitojë në luftën e Ukrainës.
Të shtunën e 24 shkurtit shënohet dyvjetori i nisjes së pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia.
Federata Ruse gjithë këtë e quan ''Operacion Special Ushtarak''.
https://www.youtube.com/watch?v=w1MQSWIVP50
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.