Përgatitjet i filluan sot për një punë që do ta bëjnë pas dy vjetësh.
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues morën rrugën drejt Danimarkës për t'u trajnuar në sistemin danez të burgjeve, raporton Klan Kosova.
Kjo pasi 300 të dënuar nga ky vend do të zbarkojnë në Kosovë për të vuajtur dënimin për të paktën dhjetë vjet, nga prilli i 2027-ës.
Drejtori i burgjeve, Ismail Dibrani, tregoi se ka pranuar kërkesa edhe nga disa shtete tjera evropiane për të sjellë të burgosur në Kosovë.
Një njohës i drejtësisë paralajmëroi se nëse kjo ndodh, atëherë në Kosovë do të shkaktohet kaos i paparë.
Që nga viti 2019 kanë filluar bisedimet për ujdinë ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës dhe pas shumë përpjekjesh më 2024 është ratifikuar marrëveshja në Kuvend.
Aktualisht burgjet e Kosovës kanë 2 mijë e 800 shtretër me 1 mijë e 800 të burgosur. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=eVzNDo7tD3o
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.