Një pajtim i mundshëm të shtunën në Ohër, do i hapte rrugë përfitimeve të shumëfishta.
Nëse Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen bazë të propozuar nga Bashkimi Evropian, sipas njohësve të diplomacisë, do të zhbllokonte edhe procesin integrues të Kosovës në këtë organ, përfshi njohjet e reja, raporton Klan Kosova.
Me ujdinë potenciale mes Prishtinës e Beogradit, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare Arben Fetoshi, do të vinin edhe të mira monetare nga BE-ja.
Dakordimi rrit apetitin e vendit më të ri në Evropë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike të NATO-s, sipas profesorit të lëndëve të Sigurisë, Fatmir Qollaku.
Në të kundërtën, nuk përjashtohet edhe tensionimi në veri në rast të mos pajtimit për krijimin e Asociacionit.
Përveç se përkrahin arritjen e marrëveshjes, misionet ndërkombëtare në Kosovë u zotuan ditëve të fundit se do angazhohen edhe për zbatimin e saj. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/tFt9Ju1ONXE
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.