Nga dakordimi kanë kaluar shtatë muaj, por rezultati vazhdon të mbetet zero.
Tek tash, hapat e parë në zbatimin e Deklaratës së përbashkët mes Kosovës e Serbisë për Personat e Zhdukur, po pritet të qiten pas takimit të nëntorit mes kryenegociatorëve në Bruksel.
Ai pritet të jetë krijimi i mekanizmit mbikëqyrës që parashihet me deklaratë.
Komisioni që kryesohet nga Bashkimi Evropian mund të verifikojë shkeljet e dakordimit nga Serbia.
Kjo e fundit s’iu përgjigjë kërkesës kosovare për qasje në arkivat e saj, ashtu siç parashihej në deklaratë.
https://www.youtube.com/watch?v=0LaOeK1kAuM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.