Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka shkyçur të mërkurën dy lokale të gastronomisë te kafet e vogla në Prishtinë.
Katër të tjera e paguan në momentin e fundit borxhin për të cilin ishin paralajmëruar me tri vërejtje nga KRU-ja paraprakisht.
Ato i detyroheshin kompanisë qindra euro të grumbulluara, derisa ishte edhe një lokal në "Rrugën B" që kurrë nuk kishte paguar që nga hapja.
Këso veprimesh u paralajmërua se do të vazhdojnë përgjatë muajit dhjetor e edhe vitit tjetër, njofton Klan Kosova.
“Disa kanë paguar borxhin e tërësishëm, disa kanë pranuar që të paguajnë një pjesë të borxhit pasi ne ua kemi lejuar këtë mundësi më të lehtë, borxhin prej 20% të faturës totale”, tha Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.
Gjatë gjithë aksionit ekipet e KRU-Prishtina u asistuan edhe nga policia e Kosovës, por që nuk pati nevojë për ndërhyrje.
https://www.youtube.com/watch?v=7JkjJn9CVbI
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.