Uji ngriu brenda disa sekondave pasi spërkati xhamin e përparme të një makine në veri të Kinës.
Videoja e filmuar në qytetin Shenyang më 8 janar, tregon një automjet në lëvizje i cili kalon nëpër një pellg dhe spërkat me ujin automjetin prapa tij.
Uji në xhamin e përparmë kthehet menjëherë në akull, duke bllokuar pamjen e shoferit.
Sipas raportimeve, shoferi i frikësuar ndaloi makinën e tij dhe vuri një shenjë paralajmëruese për të pastruar akullin. Atij iu deshën 15 minuta për të bërë këtë punë.
https://www.youtube.com/watch?v=4UQsewLn29s
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.