Kryeprokurori i Ukrainës ka shpallur një hetim penal pasi një video e qarkulluar në mediat sociale shihet vrasja e një ushtari ukrainas nga trupat ruse.
Në videon prej 12 sekondash duket një burrë i ushtrisë ukrainase i lodhur duke qëndruar dhe duke pirë duhan në një zonë të pyllëzuar, raporton Klan Kosova.
Ai dëgjohet duke bërë thirrjen e betejës se Ukrainës, “Lavdi Ukrainës!”, përpara se një breshëri të shtënash me armë e qëllojnë dhe e hedhin në një gropë të cekët të hapur në tokë.
Për këtë ngjarje foli të martën edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Sot u shfaq një video që tregon se si pushtuesit vranë brutalisht një ushtar që me guxim u tha në fytyrë: “Lavdi Ukrainës”. Unë dua që ne të gjithë së bashku, me unitet, t'i përgjigjemi fjalëve të tij: “Lavdi heroit. Lavdi Ukrainës. Ne do t'i gjejmë vrasësit.”
Se Moska ka rritur numrin e vrasjeve të ushtarëve ukrainas, e tha të martën ministri i mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu.
“Mbështetja e regjimit të Kievit nga vendet e NATO-s nuk çon në suksesin e trupave ukrainase në fushën e betejës. Përkundrazi, ka një rritje të ndjeshme të humbjeve ne mesin e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Vetëm në shkurt u vranë mbi 11,000 ushtarakë.” tha Sergei Shoigu, Ministër i Mbrojtjes Ruse
Shifrat e dhëna nga Shoigu nuk mund të verifikohen. Por inteligjenca e NATO-s ka vlerësuar se për çdo ushtar ukrainas të vrarë duke mbrojtur Bakhmutin, forcat ruse kanë humbur të paktën pesë nga trupat e tyre. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/ydBL0L3IvJY
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.