Besë rusëve nuk iu zënë, edhe pse bën një pakt me ta në Stamboll.
Por, pavarësisht drosë nga përsëritja e sulmit sikur ai i së shtunës në portin e Odesës në Detin e Zi, ukrainasi po i bëjnë gati anijet e mbushura me grurë për të rifilluar eksportet jetike.
Vecse presidenti, Vololdymyr Zelensky po kërkon garantim të sigurisë nga ndërmjetësuesit e marrëveshjes.
"E kam një pyetje për Turqinë dhe Kombet e Bashkuara: si mund të kontrollojnë Federatën Ruse që tregoi se mund të godiste me raketa? Kjo tregon qëndrimin e Rusisë ndaj marrëveshjeve që bëjnë", deklaroi, president i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Por, hedhjen e raketave e arsyetoi ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.
“Nuk ka asgjë në detyrimet që ka marrë Rusia, përfshirë edhe në kuadrin e marrëveshjeve të nënshkruara më 22 korrik në Stamboll, të cilat na ndalojnë të vazhdojmë operacionin special ushtarak”, tha Lavrov, ministri i Jashtëm rus
Sipas tij, sulmi kishte në shënjestër një anije ushtarake me raketa Harpoon të furnizuara nga SHBA, por Ukraina e ka mohuar këtë, duke thënë se një depo drithi u godit, dhe u plagosën dy persona.
https://www.youtube.com/watch?v=XsWTLl--g30
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.