Ish-diplomati, Sylë Ukshini ka komentuar fitoren e liderit opozitar Peter Magyar ndaj kundërshtarit të tij Viktor Orban në Hungari.
Në emisionin “Edicioni Special”, Ukshini tha se Hungaria i është kthyer demokracisë, dhe kjo është fitore edhe për Bashkimin Evropian.
“Kjo tregon se qytetarët e Hungarisë kanë një traditë në kultivimin e demokracisë. Siç më ka tha një ditë një akademik në Hungari, vendi po i kthehet demokracisë dhe unë mendoj se kjo është një fitore jo vetëm për hungarezët, por edhe për Bashkimin Evropian, që e ka pritur me interes. Dhe padyshim është edhe një goditje e rëndë për politikën e Putinit”, tha Ukshini.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/fl4IVvl088g
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.