Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk arritën ujdi për targat.
Pas këtij takimi, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami u habit pse nuk u pranua propozimi i Prishtinës.
“Në takimin urgjent të thirrur nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar t’i pezullojë fazat e mëtejshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka thënë Agron Bajrami.
Edhe kolegu i Bajramit, britaniku i akredituar në Kosovë, Nicholas Abbott, shprehu shqetësimin e tij me zhvillimet e të hënës në Bruksel.
“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre.
Fajtore, më shumë për krejt këtë situatë, nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u la Kosova.
Si formë miratimi, reagimin e Josep Borell, e shpërndau edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pasi e ka rishpërndarë postimin e këtij të fundit, që konfirmon se ndan të njëjtin mendim me të.
https://www.youtube.com/watch?v=PPwRwIjUhUA
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.