Bashkimi i antropologjisë, arkeologjisë e etnografisë, do t’ia kthejnë Ulpianës antikitetin duke gërshetuar vlerat moderne me ato të mesjetës, që ngërthejnë vlerat e trashëgimisë kulturore.
Përjetimi i copëzave të antikitetit, veshjet, recetat ushqimore, lojërat e vallet, zejet artizanale e shumë të tjera nga tradicionalja, do të ringjallin Ulpianën e lashtë sonte e nesër, raporton Klan Kosova.
Veç këtyre nuk do të mungojë as shfaqja për të dhuruar spektakël të frymëzuar nga lashtësia.
Me këtë festival, i cili është i pari i këtij lloji në vend, po synohet të zgjohet kureshtja e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore të Ulpianës dhe arkeologjisë.
Arkeologë e studentë do të jenë në dispozicion për të ofruar guida rreth lokalitetit Ulpiana.
Kjo ngjarje u organizua nga OJQ “ET-G”, në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë si dhe u financua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=i_F_3V8eqQY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.