Një objekt me shkëlqim që një burrë e vërejti në dëborë pranë veturës së tij në parkingun e një qendre tregtare në Saskatchewan të Kanadasë, doli të jetë unaza e fejesës së një gruaje që e kishte humbur para gjashtë muajsh.
Steven Zoerb tha se në mëngjesin e së dielës u kthye në veturën e tij jashtë qendrës tregtare South Hill në Prince Albert sepse e kishte harruar maskën.
“Kur shkova për ta hapur derën, me cepin e syrit e kapa këtë lloj shkëlqimi”, tha Zoerb.
Objekti në fjalë doli të jetë një unazë diamanti dhe Zoerb postoi fotografinë ë saj në Facebook, me shpresën për të tërhequr vëmendjen e personit që i përket.
Ky postim është shpërndarë nga një mik i Alison Cameron, e cila menjëherë e njohu unazën e saj.
Ajo deklaroi se i kishte humbur gjurmët e unazës, të cilën e mori gjatë fejesës në Ditën e Krishtlindjes më 2013 dhe se para disa muajsh e kërkoi gjithë shtëpinë për ta gjetur, por pa sukses, duke e konsideruar të humbur.
Cameron dhe bashkëshorti e konfirmuan se ishte vërtetë unaza e saj e humbur. Ajo tha se nuk e di se si i përfundoi në parking, por e ndjekë universitetin dhe se udhëton shpesh nëpër qytet.
“Mendoj se në dritën e kësaj pandemie kjo tregon natyrën e vërtetë të humanitetit. Unë jam shumë mirënjohëse ndaj Steven. Kjo me të vërtetë u jep njerëzve diçka për t’u besuar, u shpreh Cameron.
Ndërsa Zoerb në Facebook tha se të qenit në gjendje të ribashkonte Cameron me unazën e saj ishte një “Mrekulli e Krishtlindjes”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.