Të martën në Prishtinë zhvilloi punimet Samiti për Ballkanin Perëndimor.
Në mesin e folësve ishte ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz e ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Evropa duhet t’i japë përgjigje rolit që vetë BE-ja dëshiron dhe ka mundësi ta luajë, kjo është qenësore. Bashkimi Evropian për çdo gjë që ka në tryezë tani është i përçarë dhe gjithmonë ngurron ose shtyn vendimet për më tutje. Kjo për momentin është katastrofë sepse pjesë të tjera të kësaj bote shumë-polare janë shumë të vendosura”, theksoi Schulz, që tash mban postin e shefit të Institutit Friedrich-Ebert.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ambasadorit Jeffrey Hovenier, e kanë prioritet për Ballkanin Perëndimor mbështetjen e integrimeve evropiane.
“Ne mbështesim Kosovën që të marrë vendin e vetë në strukturat dhe kombet euro-atlantike dhe kjo kërkon punë të madhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja pasi që mendojmë se është mënyra më e mirë për të arritur atë qëllim”, tha Hovenier.
Hovenier përmendi edhe anëtarësimin e republikës kosovare në NATO që, sipas tij, është prioritet shumë i lartë i Washingtonit.
Në këtë ngjarje mes tjerash folës ishte dhe Sir Stuart Peach, i dërguar britanik për perëndimin e Ballkanit.
Peach foli për mbështetjen që Kosova të hyjë në Këshillin e Evropës, si dhe nevojën për paqe në rajon.
https://www.youtube.com/watch?v=Ar44bsjB7Mc
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.