Në bulevardin “Xhorxh Bush” në kryeqytet po mbahet Universitetit Veror i Prishtinës. Ky organizim që nisi më 3 korrik do ta gjallërojë qendrën e qytetit deri më 14 të po këtij muaji.
E në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen bëhet thirrje që sa më shumë studentë t’i bashkëngjiten Universitetit të Prishtinës, raporton "Ju flet Prishtina".
Aktivitetet janë të përditshme e po mbahen për herë të parë edhe në këtë hapësirë, krahas atyre që zakonisht zhvillohen në ambientet e Universitetit.
Në kuadër të openUP funksionojnë 14 kurse derisa agjenda e ngjarjeve bëhet publike në baza ditore.
Për argëtimin e të pranishmëve nuk mungoi as muzika nga studentë të UP-së.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=JfBVVWkdYDo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.