Në Universitetin e Prishtinës, të martën u përurua Qendra e parë profesionale frankofone.
Sipas rektorit Qerim Qerimi, kjo qendër do të ofrojë për studentët mundësi të mirë për trajnime, hartim të projekteve e edhe shkëmbim të përvojave, raporton Klan Kosova.
Për bashkëpunim të mirë mes institucioneve, foli edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot.
Goxha mbështetje për frankofonët premtoi edhe drejtori i Agjencisë Universitare të Frankofonisë Mohamet Ketata, që qe i pranishëm në këtë ngjarje.
E gjithë kjo përkrahje i lumturoi frëngjisht-folësit, që thanë se tash studimet në këtë drejtim do t’i kenë më të lehta. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/zO7pdgO_LAE
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.