Sir Michael Wood erdhi për vizitë, një ditë para 15-vjetorit të shtetit, pavarësia e të cilit pa të mund të mos ekzistonte.
Për kontributin e tij, që i priu ekipit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, Universiteti i Prishtinës i ndau një çmim të veçantë. Iu dha titulli Doctor Honoris Causa, raporton Klan Kosova.
Edhe presidentja, që ishte pjesë e ekipit të anglezit, çmoi angazhimin e tij pro shtetësisë së Kosovës.
Për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, puna e avokatit britanik la gjurmë në historinë e vendit.
Vetë laureati u shpreh i lumtur për nderimin që iu bë, duke thënë së ndjehet i lumtur që pavarësia e Kosovës doli që nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe triumfoi karshi Serbisë.
Pos kësaj, presidentja ndau gjatë ditës për Wood medaljen presidenciale të meritave. /Klankosova.tv
https://youtu.be/qLyoq44Mka4
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.