Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit sot e organizuan ngjarjen tradicionale për festën e 28 Nëntorit.
Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe kryetari i Federatës së Sportit Universitar të Shqipërisë, Besnik Veliu, i cili pranoi një dhuratë të veçantë nga dekani i i FEFS-së, Musa Selimi.
Me 28 Nëntor kremtohet edhe 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Prandaj, fotografia e tij u dorëzua në duart e medalistes së artë në bodybuilding, Gentiana Beqa.
Mirënjohje nga Musa Selimi pranoi edhe kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.
https://www.youtube.com/watch?v=WSZv0SejsFw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.