Çdo gjë që i doli përpara e shkatërroi.
Pos që përmbysi qindra shtëpi uragani i fuqishëm Ian mori edhe shumë jetë njerëzish në Florida, Karolinën e Veriut dhe Kubë.
Të paktën 54 persona u konfirmuan të vdekur nga kjo stuhi e fuqishme dhe më shumë se 1,000 të tjerë u shpëtuan nga zonat e përmbytura vetëm përgjatë bregut jugperëndimor të Floridës.
Dëme të mëdha u shkaktuan në infrastrukturë, derisa mbi 200 mijë banorë kanë mbetur pa energji.
Ata që jetojnë në zonat më të ulëta janë këshilluar që të gjejnë strehim në pjesë të tjera të këtij vendi.
Ekipe të shpëtimit u raportua se shkuan derë më derë në ishullin e shkatërruar të Pishave në Florida, duke ofruar evakuimin e banorëve.
Kurse, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se uragani Ian ishte nga më të rëndit në histori të ShBA-së, teksa të mërkurën do të vizitojë nga afër zonat e prekura.
https://www.youtube.com/watch?v=iGFY6kdbSrg&t=1s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.