Taylor Swift ka dhuruar 5 milionë dollarë për organizatën “Feeding America” për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit, ujit të pastër dhe furnizime të tjera për njerëzit e prekut nga Uragani Helene dhe ai Milton.
Uragani Helene shkaktoi shkatërrime në pjesë të Tenesit, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut, ndërsa uragani Milton aktualisht po shkon drejt Floridës dhe parashikohet të shkaktojë dëme të mëdha në shtet.
Donacioni i artistes u konfirmua në një deklaratë nga “Feeding America”.
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Taylor Swift për dhurimin e saj bujar prej 5 milionë dollarësh për përpjekjet e uraganeve Helene dhe Milton. Ky kontribut do të ndihmojë komunitetet të rindërtohen dhe rikuperohen, duke ofruar ushqim thelbësor, ujë të pastër dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese. Së bashku, ne mund të kemi një ndikim të vërtetë në mbështetjen e familjeve ndërsa ato i drejtohen sfidave përpara. Faleminderit, Taylor, që qëndrove me ne në lëvizjen për t'i dhënë fund urisë dhe për të ndihmuar komunitetet në nevojë”, thuhet në deklaratë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.