Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, sot shpalosi një anë më ndryshe të tijën sesa që jeni mësuar ta shihni më parë.
Larg politikës e tubimeve me qytetarë që i ka tashmë që shumë kohë, Ismaili i hapi dyert e shtëpisë së vet për ekipin e Prive Klan Kosova.
Atë do ta shihni në shoqërimin e gruas së tij, Arizonës, e cila tha se është krenare me karrierën politike të bashkëshortit.
“Me atë krenarinë dhe gëzimin, duke e parë karrierën e tij duke lulëzuar, unë nuk e ndjej lodhjen,” tha Arizona.
Pos Arizonës që ka treguar mbështetje për Uranin, edhe ky i fundit tregoi mbështetje ndaj bashkëshortes.
“Ka pasur një kohë kur Arizona ka shkuar dhe ka përfunduar masterin në Gjermani, dhe e ka pasur një dilemë çfarë të bëjë? A mundem unë t’ia dal me fëmijët? E kështu me radhë... Ne jemi ulur kështu për të pirë kafe dhe për të diskutuar. Edhe i kam thënë: ‘M’i lër mua fëmijët, shko bëje tënden.’ Mundohemi që ta shtyjmë njëri-tjetrin në karrierë,” u shpreh Ismaili.
Ata treguan për takimin e parë të tyre, që ka ndodhur tek vendi i njohur në lagjen “Dardania” të Prishtinës, tek “Santea”.
Urani dhe Arizona janë prindër të dy fëmijëve, Omerit dhe Umës. Për të dy fëmijët e tyre thanë se shkojnë në shkolla publike të vendit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=RnVnB5P9_DE&t=2s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.