Kryetari i LVV-së, Albin Kurti është deklaruar lidhur me deklaratën skandaloze të Fatos Gecit, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai tha se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, teksa nuk dha më shumë detaje se çfarë do të ndodhë me fatin e deputetit të VV-së, transmeton Klankosova.tv.
“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale”, tha ai.
“Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti.
https://klankosova.tv/citaku-per-urimin-e-deputetit-geci-per-denimin-e-thacit-duhet-te-ndiheni-te-turperuar/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.