Etiketimet “kosovarë” dhe “shqiptarë”, ishte temë diskutimi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Lidhur me këtë çështje, Avi Gashi, drejtor në Qendra Rinore në Drenas tha se duhet tentuar për një afrim të popujve të Ballkanit, pasi të gjithë e synojnë Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, shton se termat “shqiptarë” dhe “kosovarë” nuk ndajnë shqiptarët, por debati i ndanë.
“Ne i dimë problemet në Kosovë dhe në Shqipëri. Nuk lëshohemi na në deklarata “agjenda serbe”, sepse mendoj që nëse dikush ka mendim ndryshe nuk e bën atë serb, sepse na kemi armiq shumë, dikush e konsideron armiq Turqinë, dikush Iranin. Jemi në një debat që mendoj që duhet me kontriubu me i afru popujt tanë dhe jo vetëm m Shqipërinë, ne kemi nevojë me u afru me të gjithë në Ballkan, sepse synojmë të gjithë së bashku Bashkimin Evropian”, tha
Ndërsa, gazetarja Elfije Boletini -Bejtullahu tha se komentet në rrjetet sociale janë pakënaqësi të momentit.
Ajo shton se komentet negative ka nga të dyja anët, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=EzzThfJ3td8
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.