Numri tetë në botën e tenisit është mposhtur në US Open nga italiani, Fabio Fognini në rrethin e tretë të kësaj gare.
Dulei mes tyre ka zgjatur pesë sete, kurse Fognini ka fituar me rezultatin 3:6, 4:6, 6:4, 6:3 dhe 6:4.
Italiani që renditet i 32-të në ranglistën botërore të tenistëve i ka ndërprerë rrugëtimin Nadalit që të fitojë Grand Slamin.
Fognini në rrethin tjetër do të përballet me Feliciano Lopez nga Spanja, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.