Roberta Vinci e ka mposhtur Serena Williams në gjysmëfinale të US Open, për të arritur finalen e kësaj gare.
Vinci i ka dhënë fund shpresës së Williams për të vazhduar më tutje.
Ajo radhitet e 43 në ranglistën botërore, ndërsa kjo ka qenë gjysmëfinalja e parë për të në një Grand Slam.
Rezultati i këtij dueli ka qenë 2:6, 6:4, 6:4 ndërsa Vinci do të takohet me Flavia Pennettan në finalen e Meadows kësaj të shtune, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.