Usain Bolt ka prodhuar ndoshta mrekullinë e tij më të madhe, pasi arriti të kthehet në garë, për ta mposhtur favoritin absolut Justin Gatlin dhe ta mbrojë vendin e tij si më i mirë i botës në 100 metra, njofton Klan Kosova.
Gatlin hyri në këtë garë si i pamposhtur në 28 gara radhazi.
Por, në stadiumin e njëjtë në Brid Nest të Pekinit, ku Bolt kishte fituar dy medalje të arta olimpike dhe kishte vendosur dy rekorde botërore në vitin 2008, super ylli xhamajkan arriti ta rrëmbejë përsëri të artën duke mposhtur Gatlinin për një të qindtën e sekondës.
Bolt hyri në cakë në kohën 9.79, që është kohë shumë më e dobët krahasuar me rekordin e tij.
Pas të dytit Gatlin, medaljen e bronztë e ndanë kanadezi Andre de Grasse dhe i riu amerikan Trayvon Bromell, të cilët përfunduan të dy me kohë të njëjtë, 9.92.
Bolt edhe njëherë tregoi se është ai mbret shpejtësie, edhe pse gati e tërë bota dyshoi në të, edhe për kundër formës së dobët të tij dhe vështirësive që iu paraqitën për të arritur në finale.
Prapë gjithçka mbetet “Bolt Show”, shkruan BBC.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.