Ushqimet kushtojnë shumë, por është e mundur qw të hani ushqime të shëndetshme pa shpenzime të tepërta, e që ekspertët në Universitetin e Alabamës në Birmingham ofrojnë këshilla për ushqim të shëndetshëm me një buxhet.
E një menaxhere e mirëqenies, Emily Davidson tha se planifikimi, kreativiteti dhe blerja e zgjuar mund te ndihmojë njerzit me një dietë ushqyese.
"Mbajtja e një diete të shëndetshme nuk ka të bëjë vetëm me atë që hani, por edhe me marrjen e zgjedhjeve të kujdesshme", tha Davidson.
Ndonëse planifikimi i vakteve tuaja është çelësi dhe kjo kursen para që përndryshe mund t'i shpenzoni për blerje impulse , shkruan USNews, transmeton Klankosova.tv
“Vini re se disa fruta dhe perime janë më të shtrenjta gjatë stinëve të ndryshme, sepse jo të gjitha prodhimet rriten gjatë gjithë vitit dhe marrja e frutave dhe perimeve të freskëta në sezonin e tyre është e shtrenjtë, sepse kërkon shpenzime shtesë të udhëtimit dhe transportit", shtoi Davidson.
Blerja me shumicë e produkteve kryesore ofron vlerë për paratë dhe të mos i injorojmë produktet e ngrira.
Krahasimi i çmimeve është edhe më i lehtë kur bëni blerje në internet, kërkimi i një produkti dhe zgjedhja e më të lirës është më e lehtë në internet në krahasim me lundrimin nëpër marka të tjera nëpër dyqan.
Megjithkëtë platformat e mediave sociale janë burime të dobishme të frymëzimit të recetave dhe disa ushqime, si vaji i ullirit, ia vlen të investoni për një dietë të shëndetshme.
Davidson gjithashtu rekomandon kërkimin e vajrave të përpunuar minimalisht, ndryshe nga vajrat e lirë që shkaktojnë inflamacion sepse kanë shije më të mirë dhe përmbajnë më shumë polifenole, vitaminë E dhe acide yndyrore të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.