Ushtarët gjermanë nuk do të marrin pjesë në forcat paqeruajtëse në Rripin e Gazës.
Kështu ka njoftuar të premten Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.
"Forca të tilla nuk kanë për qëllim vetëm të ndërmjetësojnë midis palëve në konflikt, por duhet të sigurojnë edhe paqen nëse është e nevojshme. Por shumë nuk mund ta imagjinojnë që ushtarët gjermanë po bëjnë pikërisht këtë në këtë rajon", tha Wadephul (Unioni Kristian Demokratik CDU) për agjencinë e lajmeve dpa, transmeton Klankosova.tv
Ai theksoi se ushtarët gjermanë nuk do të marrin pjesë në procese të tjera në Rripin e Gazës, as në të ardhmen.
"Për momentin, askush prej nesh nuk pret të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar stabilizimi", tha Wadephul. /Klankosovatv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.