Secili nga ushtarakët mund të ketë një apo dy uniforma tjera rezervë në shtëpi. Së paku njërën nga to duhet t’ia kthejë mbrapa FSK-së.
Përmes një komunikimi, të cilin e ka parë Klani, Qendrave të Stërvitjeve, Kompanive të mbështetjes dhe Akademisë së Mbrojtjes iu është kërkuar ta kthejnë të paktën nga një veshje zyrtare të përdorur, por sërish të përdorshme, jo më vonë se kjo e mërkurë, raporton Klan Kosova.
Forca e Sigurisë dhe Ministria e Mbrojtjes nuk janë përgjigjur nëse kërkesa për kthim të uniformës është bërë sepse ka mungesë të tyre në rezervat e Forcës, e as se kush do t’i shfrytëzojë më pas ato.
Diçka e tillë nuk është praktikë në institucionet e sigurisë.
Megjithatë, mungesë të uniformave rezervë si element bazik i ushtrimit të detyrës ka edhe në Policinë e Kosovës prej vitesh.
Derisa një polic duhet të ketë së paku nga dy këmisha vere, dy dimri, e dy palë nga secili element tjetër i veshjes, problemet do të vazhdojnë edhe për një kohë.
Njësitë e vetme që kanë pamje të re gjatë detyrës zyrtare, janë ato të specializuara, intervenuese e operative.
Kronikë e përgatitur nga Rina Mujku.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=WwexbyyIQXs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.