Ushtria amerikane ka krijuar një tank të teknologjisë së lartë që komandohet nga larg.
“Tanku dron” mund të ndryshojë armët me një prekje të butonit. Komandantët e ushtrisë shprehen se ky tank një ditë do të mbrojë trupat amerikane në betejë.
Mjeti është testuar në SHBA dhe është në gjendje të ecë deri në 1 km duke shmangur lloje të ndryshme të formacioneve. Gjatë provave, tanku Ripsaw është ndjekur nga një mjet M113. Ky mjet drejtohet nga një ushtar dhe qëndron rreth 1 km larg tankut. Ushtari kontrollon tankun dhe armët e tij nëpërmjet internetit me valë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.