Një meteor udhëtoi një rrugë bukur të gjatë për ta vizituar Tokën.
Studiuesit zbuluan meteorin e parë të njohur ndëryjor që goditi ndonjëherë Tokën, sipas një dokumenti të Komandës Hapësinore të Shteteve të Bashkuara të publikuar së fundmi.
Meteori ndëryjor është një shkëmb hapësinor që e ka origjinën nga jashtë sistemit tonë diellor - një dukuri e rrallë kjo.
Është i njohur si CNEOS 2014-01-08, dhe u ul me përplasje përgjatë bregut verilindor të Papua Guinesë së Re më 8 janar 2014.
Zbulimi erdhi si befasi për Amir Siraj, i cili e identifikoi objektin si një meteor ndëryjor në një studim të vitit 2019 që ai ishte bashkëautor teksa ishte student në Universitetin e Harvardit.
Siraj po hetonte 'Oumuamua, objektin e parë të njohur ndëryjor në sistemin tonë diellor që u gjet në vitin 2017, me Abraham Loeb, profesor i shkencës në Universitetin e Harvardit.
Siraj vendosi të kalonte nëpër bazën e të dhënave të NASA-s për Studimet e Objekteve Afër Tokës për të gjetur objekte të tjera ndëryjore dhe gjeti atë që ai besonte se ishte një meteor ndëryjor brenda disa ditësh.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.