Lajmet e fundit

Majlinda Kelmendi – 52 kg – Pesë medalje
Mbretëresha e këtij sporti e dëshmoi edhe sivjet se mbetet e pakonkurrencë.
Majlinda rrëmbeu hiç më pak se katër medalje të arta.
Emri i saj me dukat u shkrua në : Abu Dhabi, Tel Aviv, Dusseldorf, Kampionatin Evropian dhe në Kampionatin Botëror u rendit e treta.
https://www.youtube.com/watch?v=z0osUxlkzu4
Nora Gjakova – 57 kg – Tre medalje
Edhe sukseset e Norës nuk munguan.
Ajo mori tre medalje, dy të argjendtë dhe një të artë.
Nora u bë e artë në Grand Prix në Tbilisi të Gjeorgjisë, kurse në Kampionatin Evropian dhe në Grand Prix në Budapest nuk mori më shumë se vendin e dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=S7_RpLpwo20
Distria Krasniqi – 48 kg – Pesë medalje
Distria u rendit dy herë e para, dy herë e dytë dhe një herë e treta.
Grand Prix në Antalya dhe Masters që u mbajt së fundmi në Kinë i dhanë asaj të artën.
Krasniqi po aq herë mori të argjendtën, në Grand Prix në Budapest dhe Grand Slamin në Paris.
E bronzta erdhi në garën e Kampionatit Botëror.
Loriana Kuka – 78 kg – Pesë medalje
Lori i vazhdoi sukseset e sportit të xhudos duke kontribuar me pesë medalje.
Ajo sivjet mori dy të argjenta, dy të bronzta dhe një të artë.
Garat e Tbilisit, Marakech dhe Tel Avivit dhe shumë gara të tjera afirmuan emrin e xhudistes së re.
https://www.youtube.com/watch?v=ddSYfq8UXds
Akil Gjakova - 73 kg – një medalje
Akil Gjakova i shtoi një medalje sportit të xhudos.
Ai doli i pari në garat Grand Prix në Budapest.
Në "Masters" që u mbajtën në Kinë, Akili u lëndua gjë që i pamundësoi atij të vazhdojë garat dhe të kthehet me ndonjë trofe nga atje.
https://www.youtube.com/watch?v=hCo7UBjFwJI