Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ushtria e Serbisë do të pajiset me ‘ushtarë robotë’.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetarja shqiptare në Serbi, Ardita Behluli tha se këta robotë do të prezantohen në paradën e ardhshme ushtarake, transmeton Klankosova.tv.
“Presidenti Vuçiq ka konfirmuar se tanimë ushtria serbe do të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme”, tha Behluli në Klan Kosova.
Ajo shtoi se Vuçiqi ka bërë të ditur se prodhimi i këtyre robotëve humanoid do të fillojë gjatë këtij viti kalendarik.
Nga ana tjetër, Lutfi Bilalli tha se Serbia po tenton të ndikojë në opinionin e brendshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=HprFJCm7Lzw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.