Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të shtunën dhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
"Prishtinë 06.12.2025-05:00. Dyshohet se djali i saj i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj ankueses f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", njofton PK. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.