Lajmet e fundit

Kjo ngjitje ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe pa litar.
Kurse ngjitja për në kampin 3 ngjitja ka qenë teknike dhe me pjerrtësi prej 55-60 përqind, gurë dhe akull.
Me këtë rast ajo është shprehur se kjo është një mundësi e mirë për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë.
"Ngjitjet nga kampi në kamp dhe përgatitjet janë të rënda për sulmin drejt majës, por është një mundësi e mirë për të treguar për Kosovën dhe malet e saj. Me shumë nga alpinistët e vazhdoj bisedën pasi të përfundojmë ngjitjet. Shumë nga ta e kanë vizituar Kosovën".
Ibrahimi tutje shprehet se ajo zyrtarisht bëhet e para që ka ngjitur pesë maja me lartësi mbi 8000 metra.
"Kjo është maja e pestë mbi 8000 metra, kjo ngjitje më bën alpinistën e parë në Ballkan pas asaj të Sllovenisë, ajo i ka ngjitur katët. Unë kam edhe nëntë maja të tjera. Nuk do të ndalem. Do të vazhdoj të promovoj Kosovën në ngjitje".
Alpinistja nga Kosova ka për synim që të ngjitet në 14 majat më të larta në botë.
Deri më tani këtë e kanë bërë vetëm tre alpiniste.