Alpinistja Uta Ibrahmi, pas ngjitjes në Everest, tashmë ka pushtuar edhe Manaslun e lartë 8163m, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë Shoqata Dajti.
Ndërsa sot vetë Uta Ibrahmi ka publikuar një fotografi nga momenti i arritjes në maje.
Më poshtë është shkrimi origjinal i saj:
Urime Kosovë e Shqipëri ngjitja në Manaslu 8163m.
Edhe pse në këtë copë të vogël të akullit e borës e gurëve, 8 mij e 163 metra nalt prej lartësisësë detit, ku sasia e oksigjenit asht dikun 35a% ... e të dridhen komt pak pi tute e lodhje ... e zemra t'rreh edhe ma fort pi gzimit e emocioneve të forta .. kur në njërin prej 2 xhepave te vetme që i ke leht me ju qas, eh atë të majtin e ruan për 2 flamujt e mi, ... me njanin që u rrita e tjetrin që po mësohna me e dasht, do ti mbaj me vete ne secilën Çati të Botës, tash e 7 vitet e ardhshme.
25 Tetor 2017, në ora 05.00 unë u ngjita në njërën prej tyne ... pas Everestit me të lartës në botë, vitin 2017 e mshela me Manaslu 8163, si e teta më e larta prej 14 në total dhe si maja më e bukur dhe sfiduese për këtë vit.
Manaslu8163, ti boj hallall 3 kg që ti lash edhe plot njers e lodhje të pafundme .... veq për shkak të bukurisë që ma ki edhe dashnisë që ma ki dhan ...
Dashni
Uta
Momenti i arritjes së Uta Ibrahimit në Manaslu, 25 Shtator 2017
Momenti i arritjes së Uta Ibrahimit në Everest, 22 Maj 2017.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.