Një video e një vajze të re nga Algjeria, e cila u rrah nga prindërit e saj, po bën xhiron e rrjetit.
Ajo, në video, paraqitet me një fustan të shkurtër e pa shami, duke kërcyer, për çka duket që ka nxitur edhe reagimin e familjarëve, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetarja Edlira Qefalia-Zeka tha se bazuar në pamje, duket më shumë si mllef i prindërve që nuk duan ta shohin në atë gjendje fëmijën e tyre.
“Mua nuk më duket aspak e lidhur me fe, ndërsa nuk bie dakord aspak për dhunën”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Arian Xhezairi, këtë ngjarje e lidhi me vlerat që ka ajo familje.
“A është e justifikuar dhuna? Kjo varet nga domeni që njeriu ka zgjedhur të mbrojë të drejtat”, tha Xhezairi.
Ndryshe, Engjëll Gjugja tha se dhuna asnjëherë nuk mund të merret si edukative, vetëm puro-dhunë.
https://www.youtube.com/watch?v=wco9TwKmjWw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.