Shiloh Nouvel Jolie-Pitt ka paraqitur një peticion në një gjykatë në Los Angeles për të hequr emrin e Pitt nga emri i saj.
Për ditëlindjen e saj të 18-të, vajza e yjeve të Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, vendosi që mbiemri i saj të jetë Shiloh Jolie, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Angelina Jolie bëri kërkesë për divorc nga Brad Pitt në shtator të vitit 2016, por detajet e ndarjes së tyre nuk janë finalizuar dhe një marrëveshje zgjidhjeje ende nuk është arritur.
Ndryshe, çifti është gjithashtu i përfshirë në një betejë ligjore për Chateau Miraval, një punishte vere franceze që ata blenë së bashku.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.