Një makinë të tillë pak femra morin guximin ta drejtojnë.
Se si drejtohet një kamion me rimorkio Fitore Hamiti filloi të mësoj një vit më parë që pasoi edhe me dhënien e testit me shkrim për kategorinë CE.
Më pas ajo iu nënshtrua testimit praktik për drejtimin e kësaj makinerie e cila konsiderohet e kategorisë së rëndë.
Pas gati një orë ngasje të kamionit erdhi koha e vlerësimit, njofton Klan Kosova.
Mbikëqyrësi konstatoi se Fitore Hamiti nuk bëri asnjë gabim gjatë testit të vozitjes edhe pse atë mbajti në kohë me shi.
Fitorja e di se është ndër të paktat femra që vozisin këtë kategori, por thotë se e bën me qejf.
Ajo tha se i ka mbetur të marrë leje vozitjeje vetëm edhe për një kategori.
Instruktori i saj thotë se në autoshkollën që ai ligjëron kjo është femra e parë që ka aplikuar për leje të kategorisë CE ani pse në vende tjera ka femra që ngasin makineri të tilla.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
https://www.youtube.com/watch?v=Ghsv9qC0KaA&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.