Menduan se po imunizohen me vaksinë anti-COVID.
Por mijëra indus ranë pre e një mashtrimi të madh duke u injektuar me ujë të kripur në një kamp vaksinimi që u hap në Mumbai.
Për këtë komplot ku organizatorët fituan më shumë se 23 mijë euro pasi të interesuarit ishin të detyruar të paguanin për vaksinim, nisi një hetim.
Si rezultat i kësaj, të përfshirë në këtë rast u gjetën 14 persona, shumica nga ta mjek, të cilët u arrestuan nga autoritetet, të ngarkuar me akuzat e mashtrimit, përpjekjeve për vrasje dhe komplot kriminal.
E ishin pikërisht certifikatat false që ata lëshonin arsyeja e dyshimit nga organet e rendit për këtë mashtrim.
Të paketën 2500 njerëz u zbulua se kishin marr vaksinën e rreme të përbërë më ujë dhe krip.
India u shkatërrua nga një valë e dytë e koronavirusit midis prillit dhe fillimit të qershorit, e cila infektoi miliona dhe vrau dhjetëra mijëra në të gjithë vendin.
Një nga aksionet masive te rreme u zhvillua edhe në një shtëpi strehimi, të cilët pas vaksinimit dyshuan ngase asnjë nga anëtarët nuk kishin pasur simptome të injektimit për çka ishte njoftuar edhe policia.
https://www.youtube.com/watch?v=vWb_Sp3bpR0
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.