Janë kapur në flagrancë dhe janë vënë në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së pesë kilogramëve të kanabisit.
Policia shqiptare bën të ditur se 2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.
Poashtu bëhet e ditur se 2 pakot me "Cannabis Sativa", 2 automjetet dhe 5 celularë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Valias të Tiranës, transmeton Klankosova.tv
"Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
"Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë".
"Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen".
"Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.