Kapiteni Valon Dedaj është cilësuar si hendbollisti më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2019.
Kështu ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës përmes një shkrimi në Facebook.
“Valonin e kemi kapiten dhe organizator të shkëlqyeshëm të lojës. Në vitin kur Kombëtarja ka bërë ngritjen e madhe, Dedaj ishte në krye të detyrës. Presim kontributin e tij të mëtejmë, që së bashku të ngjitemi gjithnjë e më lartë”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.