Mërzia e juniorëve të Trepçës 89’ të dielën ishte e madhe për 15-shin e skuadrës që s’është më në mesin e tyre.
Në krahë, ata Erion Kajtazin, e patën për herë të fundit të shtunën në fushën e blertë, ku edhe vdiq.
Në varrezat e Zasellës së Mitrovicës, dhimbja ishte e madhe teksa 17-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit, njofton Klan Kosova.
Ngushëllimet familjes ia shprehu edhe presidentja e shtetit me një telegram, të cilin përsipër e mori ta lexojë një ish bashkëpartiak i saj, tash ministër.
Në nderim të të riut klubi ka marrë vendim që numrin 15 që i ndjeri e bartte, mos ta posedojë më lojtarë tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=IsEtm48UX_g
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.