Të shtunën u varros ish-lideri sovjetik Mikhail Gobrachov.
Në ceremoni morën pjesë mijëra njerëz, por jo edhe presidenti Vladimir Putin.
Arsyetim sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ishte orari i ngjeshur i të parit të Rusisë.
Të enjten, Putini vendosi privatisht lule në arkivolin e Gobrachov në një spital të Moskës ku ky i fundit vdiq.
Por në varrim shkoi kryeministri hungarez Viktor Orban, që shpesh ka qenë kritik ndaj sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.
Ky vendosi një kurorë lulesh pranë arkivolit dhe bisedoi me familjarët.
Mikhail Gorbaçov, që vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, u varros në Moskë pranë gruas së tij.
Por ish-lideri, i cili nisi reformat që ndihmuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe përshpejtuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, u varros në një ceremoni relativisht modeste krahasuar me homologët e tij.
Ceremonia ishte në kontrast me funeralin shtetëror të 2007-ës, për Boris Yeltsin, udhëheqësi i parë post-sovjetik të Rusisë.
https://www.youtube.com/watch?v=pY9VvG4_Jec
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.