Sot në Birmingham, familja dhe mijëra fansa i dhanë lamtumirën e fundit legjendës së rockut, Ozzy Osbourne.
Në funeral, Sharon Osbourne, gruaja e tij prej 43 vjetësh, u shfaq e tronditur dhe nuk i ndaloi dot lotët, teksa shoqërohej nga fëmijët e tyre, Jack dhe Kelly.
Emocioni mbizotëroi gjatë gjithë ceremonisë, ndërsa mijëra njerëz brohoritën dhe nderuan legjendën që la gjurmë të pashlyeshme në muzikë dhe në zemrat e tyre.
Ozzy Osbourne vdiq më 22 korrik, pas një beteje të gjatë me probleme shëndetësore, përfshirë edhe diagnostikimin me Parkinson në vitin 2022.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.