Në varrezat e fshatit Kelmend, minatorët e Trepçës shkuan me një kurorë lulesh.
Me të ata e nderuan njërin prej shefave më jetëgjatë në menaxhim të Trepçës, Shyqyri Kelmendin, i cili po varroset në fshatin e lindjes, pasi vdiq të martën mbrëma.
Vdekja e njërit prej njohësve më të mirë të mineralogjisë e metalurgjisë në Kosovë, pos familjarëve, mërziti edhe bashkëpunëtorët e tij, njofton Klan Kosova.
Kelmendi, që vdiq në moshën 74-vjeçare, dha kontribut të madh edhe në edukim.
https://www.youtube.com/watch?v=KeFb5A3Rw0I
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.